Kandidati për Bashkinë e Romës merr në mbrojtje shqiptaren, u përdhunua në kampin rom

Kandidati i qëndrës së djathtë italiane, për bashkinë e kryeqytetit Romë, Alfio Marchini, në një prononcim publik ka marr në mbrojtje vajzën shqiptare Besjana Kosturi 27 vjec e cila pak ditë më parë u përdhunua në një kamp romësh, pak metra larg nga banesa e saj."Habitem nga heshtja e medias italiane ndaj vajzës shqiptare të përdhunuar- u shpreh ai. Nga njëra anë mendoj se kërkohet të mbahet heshtje mbi faktin se ata që e përdhunuan vinin nga një kamp rom, pranë banesës së saj. Nga ana tjetër kjo heshtje tradhëtohet nga idea se një vajzë shqiptare është më pak e denjë për një vëmendje të tillë. Por nje grua duhet të lëviz e sigurtë kudo në Romë e kushdo qoftë ajo."Ndaj kësaj heshtje kandidati i djathtë për bashkinë e Romës akuzon dhe të majtën italiane e shprehet:"Është një heshtje konspirative ndaj përdhunimit të një gruaje nuk mund ta imagjinoj se çdo të kishte ndodhur në rast se kjo vajzë e përdhunuar do të ishte me origjinë italiane.Është një standart i dyfishtë moral i së majtës italiane."Zgjedhjet lokale administrative priten të zhvillohen më 5 qershor 2016 në të gjithë Italinë e Alfio Marchini kandidon për Bashkinë e Romës për qëndrën e djathtë italiane.Gjithashtu mbi heshtjen mediatike e politike ndaj dramës së vajzës shqiptare e përditshmja italiane "Il fatto quotidiano" i ka kushtuar sot artikullin me titull "Besjana , femra nudo në heshtje" ku mes të tjerash thuhet: "Historinë e Besjanës duhet ta dinë të gjithë, por ja që e majta italiane nuk do tia dijë pasi ky krim është konsumuar në një kamp rom. Nuk do ta di as e djathta pasi kjo femër ka një defekt pasi është shqiptare" Ekskluzive për Ora News, 27-vjeçarja shqiptare rrëfen përdhunimin në kampin rom /Oranews.tv/