Asambleja e NATO-s në Tiranë, ja rrugët që do bllokohen nga data 27-31 maj

Dy ditë para mbledhjes së Asamblesë së NATO-s në Tiranë, policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm."Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s" do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton për bllokimin e disa akseve rrugore nga 27 deri me 31 maj.Kështu duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.05.2016 deri më datë 31.05.2016, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët: - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Nënë Tereza" - Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin" - Rruga Lekë Dugagjini, nga Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin" deri tek Sheshi "Italia" - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në kryqëzim me Rrugën "Papa Gjon Pali II" - Sheshi "Italia", Rruga përball Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa" - Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin "Nënë Tereza" nuk do të funksionoi gjatë ditëve të këtij Sesioni.Po kështu policia njofton edhe kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve për rreth Pallatit të Kongreseve.Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij Sesioni.