Hapen 300 vende të reja punë në zyrat e ALUIZNI-t

Në zyrat e ALUIZNI-t do të shtohen edhe 300 punonjës të rinj, me kontratë për të vazhduar dhe për të procesin e legalizimeve. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë dhe u publikua nga zv/kryeministri Niko Peleshi në një deklaratë për mediat.Peleshi: Vendosëm të shtojmë me 300 punonëjs me kontratë numrin e punonjësve të ALUIZNIT. Kjo është pjesë e strategjisë tonë për ti dhënë një ritëm të lartë legalizimeve në vend. Legalizimet ka qenë një prej reformave të para më qëllim formalizimin e ekonomisë , e premtuar dhe e ndërmarrë  nga kjo qeveri. Reforma ka mërrë një shpejtësi tjerë, 45 mijë të kryera deri tani, krahasuar me 21 mijë nga qeveria e kaluar. Kujtojhe dhe 400 vende pune të hapur pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ftoj të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e garës në këto vende pune.