Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2016, 13:53
Rusia dhe Ukraina kanë kryer procesin e shkëmbimit të të burgosurve që mbaheshin nga dy vendet. Qeveria e Kremlinit aprovoi lirimin e pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, e cila akuzohej nga gjykata ruse për vrasjen e dy gazetarëve gjatë konfliktit të Krimesë.Nga ana tjetër, Ukraina la të lirë dy ushtarët, Aleksandër Aleksandrov dhe Jevgeni Jerofejev, të cilët u kapën në kohën që po kryenin një operacion sekret.Ushtarët akuzoheshin nga gjykata ukrainase për spiunazh dhe terrorizëm. Lajmi është komunikuar nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë burime konfidenciale. Për të përmbyllur marrëveshjen,Presidenti Petro Poroshenko udhëtoi drejt Rusisë. Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, konsiderohet tashmë një heroinë në vendin e saj të lindjes.