Zbardhet vrasja e kryeplakut, pranga djemve dhe bashkëshortes së të ndjerit

Zbardhjet vrasja e 54 vjeçarit, Mirosh Djaloshi, i cili u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij në Durrës rreth dy muaj më parë.Autorë të dyshuar të ngjarjes janë dy djemtë dhe bashkëshortja e tij, të cilët e kanë goditur me çekiç në kokë të ndjerin.Në pranga përfunduan shtetasit Arban Djaloshi, 26 vjeç, F.Djaloshi, 16-vjeç, si dhe Bardhe Djaloshi, 46-vjeçe, banues në fshatin Shkallë të Manzës në rrethin e Durrësit, përkatësisht djemtë dhe bashkëshortja e të ndjerit.Sipas hetimeve të policisë, motivi i vrasjes është për konfikte familjare, por nuk jepen detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.Ngjarja ka ndodhur më datë 18 mars në orët e para të mëngjesit, ku në oborrin e banesës së tij u gjet i vdekur 54 vjeçari, i cili ishte goditur me sende të forta.“Policia e Durrësit  bën me dije se po punon në mënyrë intesive dhe i garanton të gjithë qytetarët se vijojnë hetimet për zbulimin dhe dokumentimin e të gjitha ngjarjeve të rënda të ndodhura në Qarkun e Durrësit, momentalisht pa autorë, duke siguruar vënien  para përgjegjësisë penale autorët e tyre”, sqaron policia lokale./Ora News/