Pushohet nga puna pas 20 vitesh, 63-vjeçarja: Padrejtësi heqja në prag pensioni

Një 63 vjeçare në Fier ngre pretendimin se është hequr me të padrejtë nga puna, vetëm 2 vjet para daljes në pension. Vjolanda Mefsha, nënë e 4 fëmijëve, thotë se pas 20 vitesh pune si sanitare në shkollën nëntë vjeçare 'Liko Konstandini' në Celigrad të Fierit, është pushuar në maj të këtij viti.Mefsha: Sanitarja e dytë ka ardhur në dhjetor të 2014-s. Kemi punuar 4 muaj bashkë. Pastaj, më ka thirrur zt. Paljon. Më ka thënë që këtu nuk e përmban vendin e punës për arsye të normativës. Juve do të largoheni nga puna. I kam kërkuar arsyen. Ai më ka thënë fillimisht arsye moshe, pastaj nuk e bëni dot. Është kushërira e parë e Shkëlqim Allkës, drejtor i Drejtorisë Arsimore, sepse ne kemi punuar në Drejtorinë Arsimore, ndërsa në janar kemi kaluar në bashki.I kontaktuar, kreu i Drejtorisë së Qendrës Ekonomike Arsimore në Bashkinë e Fierit, Paljon Zarka pohon se motivi i largimit nga puna të sanitares, është fakti se organika ishte e fryrë dhe nevojitej vetëm një sanitare në shkollë, ndërkohë që ajo është dhe e sëmurë dhe ecën me paterica, çka është mohuar nga 63 vjeçarja./Ora News/