Në Tale nuk do të ketë Shërbim Urgjence, funksionale vetëm në Shëngjin

Shërbimi i urgjences 24 orë do të mungojë edhe këtë sezon turistik në Plazhin e Tales në Lezhë. Edhe pse ka fluks të lartë pushuesih gjatë veres në këtë bregdet, urgjencë gjatë 24-orë në 24 do të ketë vetem në plazhin e Shëngjinit.Ky fakt është bërë i ditur nga Drejtori i Shëndetit Publik në Lezhë Arben Ristani. Sipas tijë  në Tale pushuesit mund ti drejtohen vetem qendres Shëndetësore të Shënkollit, pasi nuk ka zgjidhje tjeter edhe për këtë vitRistani shprehet se në bregdetin e Shëngjinit do të kete edhe shtim të personelit mjekësor gjatë 24 orëve, ndërsa do të në dispozicion do të vihet dhe një autoambulancë për transportin e të sëmurëve.Urgjenca e Shëngjinit do të vihet në fuksion  nga 15 qershori e deri në përfundim të sezonit turistik.