Albert Pilo: Përballemi me shumë presione. Ankohen përmbaruesit shtetëror
Shërbimi Përmbarimor Shtetëror po përballet me presione të vazhdueshme gjatë ushtrimit të funksionit të tij për zbatimin e vendimit të gjykatave. Drejtori Albert Pilo në një intervistë për Ora News thotë shprehet se presioni kryesor lidhet me ekzekutimin e vendimeve për pasuritë e paligjshme.Albert Pilo: Kur zbatohet ligji ka presion. Nuk merret fare në konsideratë. Ne do të vazhdojmë detyrën.Por, drejtori i Shërbimi Përmbarimor Shtetëror ngre edhe shqetësimin e numrit të madh të dosjeve. Sipas tij çdo përmbarues mund të mbyllë në vit vetëm një të katërtën e dosjeve që ka në dorëzim. Përballë një situatë të tillë, Pilo kërkon shtimin e stafit për të mos krijuar vonesa në ekzekutimin e vendimeve të gjykatave.Albert Pilo:Mbështetja duhet të jetë në numër dhe trajtim financiar me qëllim që të bëhet sa më shpejt ekzekutimi i dosjeve. Të mos vonohemi në kohë dhe të jetë më e efektshme. Numri është i madh, rreth 800-850 dosje. Një përmbarues mund të ekzekutojë normalisht 200-250 dosje në vit dhe prapë ka vështirësi.Këto shqetësime, shërbimi përmbarimor shtetëror ia ka paraqitur ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka premtuar zgjidhje të tyre./Ora News/