Pas zënkës në lokal dhe Facebook në vrasje, prokuroria jep detajet e krimit në Laç
Prokuroria ka mbyllur hetimet për autorin e një vrasjeje të ndodhur më 25 shkurt të këtij viti në Laç.Dosja hetimore ndaj Elgert Carës u dërgua në gjykatë, ndërsa akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.I riu ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ervis Zyba, pas një zënke për shkaqe të rëndomta.Hetimi i Prokurorisë së Kurbinit:Pak ditë para ngjarjes, ndërmjet autorit dhe viktimës kishte pasur një debat në rrjetin social “Facebook”, i cili më pas ishte agravuar në konflikt fizik ndërmjet tyre në qytetin e Laçit.Pas kësaj përplasje, kishin ndërhyrë familjet e të dy të rinjve, të cilët kishin qetësuar situatën. Por, dy djemtë nuk e kanë harruar lehtësisht zënkën dhe kanë vijuar të ngacmohen me njëri-tjetrin me fjalë gjatë ditëve në vijim.Mbrëmjen e datës 25 shkurt, viktima Ervis Zyba ka qenë në një lokal nate në Laç, i shoqëruar nga dy miqtë e tij, Xhevair Lika dhe Drilon Leka.Në të njëjtin lokal ka mbërritur pak më vonë edhe i pandehuri Elgert Cara, i shoqëruar nga Dorjan Cara. Ndërmjet palëve nuk ka pasur konflikt brenda lokalit dhe të parët që janë larguar kanë qenë Elgert dhe Dorjan Cara.Rreth mesnatës, viktima i shoqëruar me miqtë e tij kanë dalë në parkingun e lokalit për të marrë mjetin me të cilin kishin ardhur. Sapo kanë hipur në makinë, një person i panjohur prej tyre u ka dalë në pjesën anësore të mjetit me pistoletë në dorë, duke iu kërkuar të mos lëviznin.Ndërsa në pjesën e parme të makinës, ka dalë me automatik në dorë Elgert Cara, i cili ka qëlluar disa herë me një nga plumb, duke lënë të vdekur në vend Ervis Zybës. Ndërkohë, miku i Zybës, Xhevair Lita, ka arritur të hidhet në sediljen e pasme të mjetit, duke iu shpëtuar plumbave.Nga ky pozicion, ai ka qëlluar me një pistoletë, të cilën e mbante pa leje, në drejtim të tavanit të makinës, për të trembur agresorët që i kishin rrethuar. Brenda pak çastesh, ndoshta edhe të frikësuar, i pandehuri Elgert Cara dhe ata që e shoqëronin janë larguar me shpejtësi. Po me shpejtësi është larguar nga makina edhe Xhevair Lita, i cili më pas është rikthyer dhe ka gjetur të qëlluar mikun e tij, Ervis Zyba.E ka marrë menjëherë në makinë për ta dërguar në spital, me shpresën se mund të ishte gjallë. Zyba mbërriti pa jetë në spital, ndërkohë që po aty u arrestua edhe Lita, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Dy ditë pas ngjarjes u bë e mundur të arrestohej edhe autori kryesor, Elgert Cara, si edhe Dorjan Cara, ky i fundit i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Kurbinit akuzon edhe shtetasin Drilon Leka për moskallëzim krimi, pasi, megjithëse ka qenë në dijeni të gjithçka sa ka ndodhur, nuk e ka raportuar ngjarjen në Polici./Ora News/