Vonesat e gjyqeve, Raunig: Drejtësi e munguar; Manjani: Ka edhe korrupsion
Ambasadori i OSBE dhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bën thirrje nga Shkodra për përfundimin sa më të shpejtë të reformës në drejtësi. Gjatë prezantimit të nismës së USAID “Drejtësi pa vonesa”, Ambasadori Raunig zgjodhi një shprehje të vjetër për të thënë se vonesa në dhënien e drejtësisë është drejtësi e mohuar. Ndërsa Ambasadori austriak ishte më i drejtpërdrejtë kur tha se pa reformën në drejtësi anëtarësimi në BE është i dështuar.Sistemi gjyqësor kërkon një reformim terësor, pasi drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.Kështu deklaroi nga Shkodra Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig, ku prezantoi nismën e USAID dhe OSBE "Drejtësi pa vonesa".Florian Raunig: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Efikasiteti i procedimeve është shumë i rëndësishëm edhe gjyqtarët shqiptarë, arritën të ulin numrin mesatar të seancave gjyqësore në çështjet civile në 14 në 4.6 si dhe kohëzgjatjen e proçedimeve penale nga 135 në 45 ditë.Më i drejtëpërdrejtë në deklarata, Ambasadori i ri austriak Sattler e bëri të qartë se pa reformën në drejtësi, pa zbatimin e ligjit dhe pa një sistem të mirë drejtësie, anëtarësimi në familjen europiane dështon. Johann Sattler: BE nuk është i plotë pa Shqipërinë dhe vendet e rajonit të Ballkanit. Sa i përket reformave në drejtësi ajo padyshim është bërë nëna e reformave për vendin tuaj dhe nuk është më sekret që kjo reformë do të luajë një rol të rëndësishëm në proçesin e anëtarësimit të Shqiërisë në BE. Është koha të veproni sa më shpejt.Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, quajti reformën në drejtësi si nëna e reformave, ku nuk kurseu as shembujt konkretë për gjykatën e ShkodrësYlli Manjani: Kështu si kanë ardhur punët, si është katandisur nevoja për të reformuar shtetin, patjetër që reforma në drejtësi është e para, është nëna e reformave. Gjykata duhet të shërbejë shpejt, ku ka vonesë është e sigurt që ka korrupsion. Drejtësi pa vonesa do të thotë një gjykatë më e besueshme dhe më vjen keq ta them që në gjykatën e Shkodrës janë konstatuar raste të ngjashme që nuk janë trajtuar njësoj dhe sigurisht që besueshmëria bie.Bashkë me prezantimin e fazës së re të nismës "Drejtësi pa vonesa" u ndanë edhe vlerësimet për 4 gjykata të veriut që kanë implementuar të parat projektin.