Rama: Të shkojmë drejt uljes së çmimit të energjisë dhe heqjes së TVSH-së për familjarët
Çmimi i energjisë elektrike do ulet falë përmirësimit të treguesve të kompanive. Kryeministri Edi Rama e bëri këtë deklaratë gjatë përurimit të qendrës dispeçer të energjisë duke u shprehur se gradualisht do të shkohet në mbajtjen e zotimit për heqjen e TVSH-së për konsumatorët familjarë.Rama: Duam që të shkojmë më tutje drejt uljes së mëtejshme të çmimit. Duam të shkojmë drejt përmbushjes së zotimit për TVSH-në e energjisë për konsumatorët familjarë dhe faturat afrore nuk do të ekzistojnë më.Pavarësisht arritjeve në sektorin e energjisë, Rama tha se shumë punë për të bërë.Rama: Dua të falënderoj ministrin e Energjisë për lidershipin dhe vendosmërinë e tij, si dhe për faktin shumë të rëndësishëm, që mbas meje është i dyti njëri më i pakënaqur në Shqipëri për situatën ku jemi. Jo sepse nuk kemi bërë shumë, por sepse e dimë shumë mirë që kemi shumë për të bërëEnergjia u shpreh Rama nuk është një mall elektoral dhe të gjithë ata që do të abuzojnë me matësat do të marrin ndëshkime të ashpra.Rama: Energjia nuk është as mall elektoral që partitë në pushtet e tregtojnë në këmbim të votave. Energjia është një pasuri e madhe kombëtare.Ndërkohë, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se brenda këtij viti do të nisë projekti për investime në rrjetin e jugut të Shqipërisë./Ora News/