Vlorë, sinjalistika rrugore dhe turistike, inekzistente

Në Vlorë edhe pse sezoni turistik është çelur zyrtarisht,  qyteti i kthyer në një kantier ndërtimi është larg vizionit të zonës që pret pushues.Mungesë sinjalistike, punime në rrugën Transballkanike, hyrëse për në Vlorë,  dhe përtej kësaj, asnjë tabelë orientuese për vizitorët e shumtë që gjatë verës dynden drejt jugut.Orientimi eshte i veshtirë  për vendasit, dhe një mision thuajse i pamundur për të huajt, thonë qytetarët, të cilët theksojnë se ka mungesë informacioni për qendrat kulturore e monumentet e kulturës në Vlorë.Në qytetin e Vlorës  nuk ka asnjë pikë shitje të hartave turistike apo giudave orientuese në gjuhë të huaj. Edhe ky sezon në zonën bregdetare, nuk do te sjelle asnjë ndryshim në përmirësimin e standardeve të krijuara nga pushteti lokal.