Inaugurohet “truri” i energjisë. Rama: Sot u integruam në BE në këtë aspekt
Është inauguruar sot Qendra Kombëtare Dispeçer dhe Sistemi i Ri i kontrollit SCADA/EMS, sistemt i vendosur pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit.Kryeministri Edi Rama pjesëmarrës në këtë inaugurim, theksoi se ky investim tejet i rëndësishëm e shndërron këtë qendër në “trurin” e vetëm elektronik në energji të këtyre përmasave.Rama: Mua më kujtohet fare mirë se si në mars të vitit 2014 ku së bashku me ministrin dhe me drejtorin, vendosëm që ta transformonim këtë qendër nga një zonë e përmbytur. Këtu ka plot dëshmitar që kjo zonë përmbytej me ujë dhe një kontratë me qeverinë italiane ishte braktisur plotësisht. Gjithçka kishte shkuar në drejtim të paditur. Unë jam krenar sot që Shqipëria ka një qendër të këtyre standardeve dhe që sistemit ynë energjetik disponon një “tru” elektronik të këtyre përmasave. Jam njeriu më i pakënaqur me të gjitha gjërat sepse kam vetëdijen se kemi bërë shumë, por mbetet shumë më tepër për të bërë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe në gjendjen ku ishte sistemi energjetik, duke theksuar se sot fal këtij investimi strategjik, Shqipëria është integruar në familjen evropiane, “pasi kemi hyrë në sistemin evropian të monitorimit, konsumit dhe shpërndarjes së energjisë”.Kryeministri theksoi se përfitimet e drejtpërdrejta për vendin tonë janë më se të qarta.Rama: Kjo qendër na mundëson një shfrytëzim optimal të rrjetit të transmetimit. Ky sistem siguron një qarkullim racional të gjakut në të gjithë organizmin, duke i dhënë fund një historike keqshfrytëzimi të burimeve të energjisë, ku pa këtë sistem ishin jashtë kontrollit. Me këtë investim rritet besueshmëria në sistem që vjen si një hap i ri i besimit tek reformat rrënjësore që ne ndërmorëm, na jep një pozicion shumë më të favorshëm edhe me investitorët.Të dhëna për sistemin e ri:Inaugurimi i Qendrës Kombëtare Dispeçer dhe Sistemi i Ri i kontrollit SCADA/EMS si një nga projektet më të rëndësishme të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Projekti është financuar nga një kredi nga qeveria italiane përmes Koperacionit Italian. Vlera e projektit rreth 7 milion Euro për ndërtesën e re dhe 16 milion euro për sistemin SCADA/EMS.Në sistemin e kontrollit të implementuar në OST.sh.a. monitorohen dhe operohen në kohë reale të gjithë nënstacionet 400 kV dhe 220kV, si dhe pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e nënstacioneve 110 kV. EMS është paketa e aplikacioneve të rrjetit, e cilat nëpërmjet studimeve të brendshme të sistemit, bazuar në gjendjen aktuale të tij dhe në paramentrat e çdo elementi të sistemit energjitik të perfshirë në SCADA, optimizon gjendjen e sistemit.Sistemi i kontrollit të gjenerimit përmban procese në kohë reale, të cilat rregullojnë gjenerimin e energjisë në përputhje me kufizimet operative dhe ekonomike, duke ruajtur frekuencën e sistemit dhe programet e shkëmbimit me zonat e kontrollit, në përputhje me vlerat e planifikuara. Ndër përfitimet nga operimi me këtë sistem kontrolli është: shfrytëzimin optimal të rrjetit të transmetimit; optimizimin e përdorimit të burimeve; rritjen e cilësisë së operimit; rritjen e besueshmërisë së sistemit energjitik.Projekti i Sistemi SCADA/EMS, ka qenë kushti kryesor për anëtarësimin e OST në rrjetin europian të operatorëve të sistemit të transmetimit për energjinë elektrike (ENTSO-E)./Ora News/