Turqia paralajmëron BE: Mos luani bllofin, mbani premtimet ose anulojmë marrëveshjen

Turqia nuk do të kryejë asnjë hap tjetër drejt implementimit të marrëveshjes për emigrantët me Bashkimin Europian, derisa të ketë progres në lidhje me liberalizmin e vizave për shtetasit turq.Këtë deklaroi Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë Samitit Humanitar të Kombeve të Bashkuara, i cili po zhvillohet në Stamboll.Erdogan u shpreh se fondet që Unioni i premtoi Ankarasë pas nënshkrimit të marrëveshjes ende nuk i kanë kaluar Turqisë."Ne duhet të pranonim emigrantët, ndërsa ata duhet të liberalizonin vizat. Ministrat tanë do të vazhdojnë negociatat dhe nëse nuk kemi rezultatet atëherë nuk do të avancojmë në implementimin e marrëveshjes. U ra dakord që të na akordoheshin 3 miliard euro, por deri me tani unioni nuk i ka mbajtur premtimet".Afati për liberalizimin e vizave ishte muaji qershor, por kjo ka pak gjasa të ndodhë, pasi ligji anti-terror i Turqisë nuk i ka bindur zyrtarët e BE, ç'ka ka sjellë edhe vonesa në këtë pikë.Shpërblimi që Turqia kërkon mund të akordohet në muajin korrik, megjithëse ekziston mundësia që liberalizimi i vizave mos të vijë përpara shtatorit.Unioni kërkon ta përforcojë edhe më shumë marrëveshjen e emigrantëve, por në këtë pikë është i varur nga Turqia.Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon u ankua në  lidhje me pjesmarrjen e ulët të përfaqësusve të G7 në këtë Samit.Qëllimi i Samitit ishte përmirësimi i sistemit humanitar në planet, ku aktualisht 130 milion persona vuajnë nga mungesa e medikamenteve, por sipas kritikëve ky Samit rezultoi një dështim.