Lufta në Siri, IS sulmon bazën ruse, digjen 4 helikopterë, 20 kamionë
4 helikopterë dhe 20 kamionë në një bazë ushtarake Ruse në Siri janë shkatërruar plotësisht si pasojë e një sulmi të Shtetit Islamik. Në fakt shkak është bërë një zjarr brenda bazës, megjithëse ushtria ruse nuk ka konfirmuar humbjen e mjeteve në fjalë, por pamjet satelitore japin qartësisht pasojat e zjarrit.Agjencia e lajmeve pranë Shtetit Islamik, Amak, raportoi fillimisht këtë informacion, më pas gjithçka u konfirmua edhe nga mediat ndërkombëtare. Ndërkohë Shteti Islamik postoi një video ku një prej luftëtarëve lëshonte një raketë drejt bazës ushtarake, dhe besohet se kjo raketë të ketë qënë shkaku i flakëve në 20 kampionët e mbushur me predha dhe 4 helikopterët.Megjithëse mediat e vendosura në Siri kanë raportuar se gjithcka është shkaktuar nga sulmi i ISIS, vetë shteti islamik ende nuk e ka qartësuar në rrugë zyrtare.Në krahun tjetër Rusia e ka përgënjështruar lajmin dhe nëpërmjet një komunikate për shtyp të ministrisë së mbrojtjes ka deklaruar se asnjë helikpter ushtarak nuk është shkatërruar dhe se Rusia po vijon luftën për të mposhtur terrorizmin, duke shtuar se është e vërtetë që baza ka zona të djegura, por që janë dëmtuar në kohën kur ushtria siriane luftonte me shtetin islamik, akoma pa qënë nëj bazë ushtarake ruse.Por ekspertët që kanë analizuar pamjet satelitore thonë se nuk bëhet fjalë për shpërthim aksidental, pasika burime të ndryshme të shëprthimeve në të gjithë bazën ushtarake. Sipas eskeprtëve ushtarake, sulmi tregon se rusët morën një një goditje mjaft të keqe./Oranews.tv/