"Bankers bëri biznesin dhe shitjen e jetës, TIA 15 mln euro dividentë aksionerëve"
Deputeti socialist, njëherësh dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, kundërshton tezën se klima e përkeqësuar e të bërit biznes në Shqipëri pol argon investitorët e huaj.Në studion e lajmeve të Ora News, Braçe tha se ka gjëra të cilat duhet të përmirësohen, por sipas tij është bërë shumë dhe këtu një meritë ia njeh dhe aksionit anti-informalitet.“Ka pasur kompani, veçanërisht të mëdha, që kanë qenë të përfshirë në skema të evazionit fiskal, njëra prej të cilave që ishte më e madhja, Bankers Petrolium. Ka dhe kompani të tjera në sektorë të ndryshëm që janë pjesë e mashtrimeve të ndryshme fiskale. Sistemi i riskut është përqëndruar tek këto. Organet tatimore duhet të përqëndrohen akoma më fort për të respektuar deri më një ligjin dhe tek biznesi i madh”.Braçe tha se nuk cënohet klima e biznesit nëse organet fiskale bëjnë detyrën sipas ligjit dhe me profesionalizëm në biznese që kanë vite të tëra që i shmangen detyrimeve fiskale.“Ajo që ka ndodhur me kompanitë e mëdha të prodhimit të naftës në vend apo kompanitë e mëdha të tregtimit të naftës në vend ka qenë e patolerueshme”.Ai iu referua dy kompanive konkrete, kur tha se kanë bërë biznesin e jetës në Shqipëri.“Vetëm tani Doganat dhe Tatimet dhe Agjenci të tjera ligjzbatuese kanë mundur të zbulojnë mashtrime të mëdha fiskale. Në rast se ne akuzohemi sot se kemi prishur klimën e biznesit në raport me kompani që kanë vite të tëra me radhë që kanë deklaruar tatim-fitimi zero. Kanë operuar me fatura që vinin nga vende ku operohet gjërësisht apo identifikohen si offshore.Do bëjmë detyrën për të marrë sipas ligjit çdo gjë. Kanë fryrë shpenzimet e tyre për t’iu shmangur detyrimeve 10 vite me radhë. Në vitet e para dhe mund të ketë rezultuar, por nuk mund të pranojmë që në 10 vite të mos ketë asnjë vit që këto kompani të kenë dalë me fitim”.Pjesë nga intervistaKlima e biznesitKlima e biznesit në vëmendjen time dhe të tjera institucioneve në Shqipëri synon drejt përmirësimit. Të gjitha Ministritë janë angazhuar për të lehtësuar proçedurat. Edhe lejet e ndërtimit që kanë qenë problem, po avancohet. Qeveria po çliron dhe këtë sektor, në mënyrë që problematikat e shfaqura në sektorin e ndërtimit, kryesisht vitet e fundit të tejkalohen. Organet e Tatimeve dhe Doganave vazhdimisht po lehtësojnë proçedurat e tyre, posaçërisht për eksportet e prodhimeve bujqësore. Reforma kundër informalitetit po hyn në një fazë të re, nuk po trokitet më derë më derë tek biznesi.Çdo gjë është e orientuar mbi bazën e riskut, një sistem i plotë i vendosur në Tatime po bëhet operacional gjithmonë e më shumë.Anti-informalitetiSa kohë u regjistra një numër i madh biznesesh që operonin në treg por që ishin jashtë filtrave të sistemit fiskal, nuk ishin të regjistruar në QKR, gënjenin apo mashtronin me xhiron, nuk kishin të regjistruar punonjësit, nuk kishin kasë. Besoj se ishte i suksesshëm. Operacioni në fillim pati kontest dhe ne sugjeruam që operacioni duhet të fokusohej atje ku xhiroja ishte më e madhe dhe risku për të mashtruar nga pikëpamja fiskale ishte më i madh. Ka lindur një problem tani, që bizneset e vogla mundohen ti shmangen blerjes së mallrave me faturë që vë në vështirësi biznesin e madh dhe kjo çështje po adresohet. Ka pasur kompani, veçanërisht të mëdha, që kanë qenë të përfshirë në skema të evazionit fiskal, njëra prej të cilave që ishte më e madhja, Bankers Petrolium. Ka dhe kompani të tjera në sektorë të ndryshëm që janë pjesë e mashtrimeve të ndryshme fiskale. Sistemi i riskut është përqëndruar tek këto. Organet tatimore duhet të përqëndrohen akoma më fort për të respektuar deri më një ligjin dhe tek biznesi i madh.Debati Rama-FMNJemi në proçes përmirësimi të vazhdueshëm të administratës tatimore dhe doganore. Kemi trashëguar administratë tatimore dhe doganore e cila ka qenë e përfshirë në skema korruptive, skemat e herëpashershme të mashtrimit përmes rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar që zbuluam që në hapat e parë që i morëm në dorëzim. Ishin ndërtuar me përfshirjen e qartë dhe të gjerë të zyrtarëve të Tatimeve. Ashtu siç evazioni fiskal që buronte nga kontrabanda, apo kontrabanda në dogana ishte i mirëorganizuar dhe në mbështetje dhe nga inspektorë të Doganave. Është një punë kolosale në dy administratat për të larguar këtë pjesë të kriminalizuar të administratës shtetërore në dogana dhe tatime. Duhet përmirësuar dhe më tej në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Duam të rrisim dhe cilësinë e administrratës për të zbuluar deri në fund abuzimet e vetë sipërmarrjes, posaçërisht sipërmarrjes së madhe. Nuk cënohet klima e biznesit nëse organet fiskale bëjnë detyrën sipas ligjit dhe me profesionalizëm në biznese që kanë vite të tëra që i shmangen detyrimeve fiskale. Ajo që ka ndodhur me kompanitë e mëdha të prodhimit të naftës në vend apo kompanitë e mëdha të tregtimit të naftës në vend ka qenë e patolerueshme. Vetëm tani Doganat dhe Tatimet dhe Agjenci të tjera ligjzbatuese kanë mundur të zbulojnë mashtrime të mëdha fiskale. Në rast se ne akuzohemi sot se kemi prishur klimën e biznesit në raport me kompani që kanë vite të tëra me radhë që kanë deklaruar tatim-fitimi zero. Kanë operuar me fatura që vinin nga vende ku operohet gjërësisht apo identifikohen si offshore.Do bëjmë detyrën për të marrë sipas ligjit çdo gjë. Kanë fryrë shpenzimet e tyre për t’iu shmangur detyrimeve 10 vite me radhë. Në vitet e para dhe mund të ketë rezultuar, por nuk mund të pranojmë që në 10 vite të mos ketë asnjë vit që këto kompani të kenë dalë me fitim.Largimi i investitorëve të huajNuk më rezulton që të jenë larguar. Do ftoja të gjithë ata që thonë se nga Shqipëria po largohen kompani të huaja, të referojnë dy, tre, katër, sa kanë. Nëse i referohen Bankers, ka bërë biznesin e jetës në Shqipëri, po bën dhe shitjen e jetës nëse shifrat janë ato që deklarohen. Nëse na referojnë po prapë tek ata që ishin administratorët e deritanishëm të koncesionarit të aeroportit të Rinasit dhe ata po bëjnë biznes duke shitur biznesin që kanë administruar deri tani. U ka ecur aq mbarë, sa informacionet që mbërrijnë dhe tek ne duhet të konfirmohen.Referojnë që vetëm për këtë vit do të ndajnë 15 milion euro divident mes aksionerëve të tyre. Biznesi i tyre ka qenë fitimprurës dhe shitja besoj se do jetë fitimprurëse. Ne si administratë e shtetit duhet të marrim çfarë na takon sipas ligjeve në fuqi nga këto të ardhura që po realizohen brenda Republikës së Shqipërisë.Reforma në drejtësiËshtë e lidhur me ekonominë kombëtare.Një gjyqësor që është funksional dhe këtu kam parasysh gjyqe që shtyhen për vite me radhë pa vendime. Nuk japin vendime as në favor të opinionit publik, por kur kanë të drejtë as në favor të sipërmarrjes private, duke shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit dhe sipërmarrjeve.Nuk gjejnë drejtësi.Dy kompanitë e larguara nga vendimi i gjykataveMbase. Nuk i di rastet. Di rastet që na janë referuar në Komisionin e Ekonomisë ku do duhej që për shkak të konkurencës së shkelur të vendosej drejtësi, të merrte atë që i takonte ose sipërmarrja ose Autoriteti i Konkurencës dhe për fat të keq është një proçes mes Autoritetit të Konkurencës dhe kompanive celulare që nuk mbaron prej 7 vitesh. Problematika në tregun e telefonisë që të gjithë e njihni, si për tarifat, konkurencën e munguar. Pra janë raste ky gjyqësori është bërë shkak për cëninin e interesit publik dhe interesit të vetë kompanive.Asistenca e FMNKemi nevojë për asistencën e FMN për të përmirësuar një sërë shërbimesh. Do vazhdojmë të adresojmë të gjithë problematikat, konçesionet etj.