Google nën hetim, akuzohet për evazion fiskal, autoritetet bastisin zyrat në Francë

Autoritetet franceze kanë kryer një kontroll në zyrat e gjigandit amerikan të kërkimeve në internet Google, si rrjedhojë e hetimeve për mashtrim fiskal dhe pastrim parash.Raportohet se rreth 20 forca të policisë financiare, 25 ekspertë të teknolgjisë dhe rreth 100 hetues mësyn në ambjenetet e ndërtesës në qëndër të Parisit.Burime pranë policisë kane konfirmuar kontrollin e kryer, teksa kompania Google deklaroi se është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet.Google akuzohet se ka përfituar 1.6 miliard euro si pasojë e mos pagesës së taksave në bazë të ligjeve franceze.Epiqëndra e hetimit ka të bëjë me Google Ireland, e cila edhe pse e vendosur përfundimisht në Francë vijon të paguajë taksat në Republikën e Irlandës. Shitjet nuk janë më të rregjistruara në irlandë dhe kjo bëhet me synimin e shmangjes se faturave të larta.Në Prill bashkimi Europian hartoi një plan që i detyron kompanitë e mëdha të japin detaje në lidhje me pagesën e taksave.Kompanitë duhet të deklarojnë publikisht se sa taksa paguajnë në çdo shtet të unionitku kanë të rregjistruar aktivitetin e tyre. Ky rregull pritet të ndikojnë korporatat multimilionere me rreth 750 milion Euro humbje./Oranews.tv/