Të huajt pak akses në shërbimet publike, UNDP: Qeveria të marrë masa monitoruese
Punëtorët migrantë janë ato që kanë më pak akses në shërbimet publike, ndërkohë që legjislacioni shqiptar nuk ka dispozita ligjore për prespektivën dhe barazinë gjinore të migratëve.Ky ka qenë përfundimi i raportit mbi Vlerësimin e Zbatimit të të drejtave të Migrantëve në Shqipëri nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion.Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, shprehu nevojën për të riformuar tregun e punës.Blendi Klosi:Mungesa e kualifikimit po na çon në një disbalancim dhe të këtij raporti midis punonjësve vendas dhe të huaj. Ministria vazhdon që çdo ditë të përpiqet dhe kontribuojë për reformë të thellë trë arsimit dhe edukimit profesional në Shipëri. Punëtorët emigrantë në Shqipëri nuk gëzojnë aq të drejta sa kemi mundur tu garantojmë për të gjithë gamën e të drejtave bazë, të së drejtës ndërkombëtare, legjislacionit vendas. Nëse monitorimi dhe kordinimi nuk funksionojnë mirë mbrojtja do të jetë gjithnjë e cunguar.Ndërkombëtarët bëjnë apel qeverisë të marrë masa monitoruese për të riintegruar migrantët dhe të forcohet bashkëpunimi me avokatin e popullit.Brian William: Qeveria ka marrë masa por fokusi duhet të jetë në implementimin e politikave të duhura për mbrojtjen e emigrantëve dhe çdo llojmungesë duhet të dënohet. Avokati i Popullit dhe Qeveria duhet të bashkëpunojnë më shumë në këtë drejtim.Këto gjetje u prezantuan në kuadër të projektit “Nxitja e mundësive të përshtatshme për punësim dhe mbrojtjes së punëtorëve migrantë në Shqipëri” financuar nga Bashkëpunimi Ndërkombëtar Suedez Për Zhvillim.