Belgët demonstrojnë kundër qeverisjes së Michel
Brukseli është përfshirë në protesta të dhunshme kundër reformave të qeverisë për pagat, orët e punës dhe rritjen e moshës së pensionit deri në 67 vjeç.Sipas policisë, 60 mijë demonstrues përfshirë edhe sindikatat mbushën rrugët e kryeqytetit të Belgjikës kundër masave të propozuara nga qeveria e kryemisnitrit Charles Michel, të cilat përfshijnë edhe rritjen e orëve maksimale të punës nga 38 orë që është aktualisht, në 45 orë në javë.Forcat e rendit përdorën edhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë, dru, fishekzjarre dhe sende të tjera ndaj forcave policore. Disa protestues i vunë zjarrin parrullave dhe të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.Demonstrata e të martës ishte e para teksa të tjera janë planifikuar të mbahen gjatë muajve të ardhshëm për të shprehur pakënaqësine ndaj qeverisjes së Michel, i cili ka më pak se dy vjet në krye të qeverisë.Më 24 qershor dhe 7 tetor janë planifikuar të mbahen edhe greva nga sektorët e prekur nga reformat./Oranews.tv/