Vodhën me armë banesën e gruas, arrestohet mbesa me dy bashkëpunëtorët

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Kurbinit për vjedhjen e banesës së një shtetase.Mes të arrestuarve është edhe një femër, mbesa të  dëmtuarës,  e cila ndodhej në kërkim nga policia  edhe për vjedhjen e banesës së bashkëshortit të saj.Policia ka arrestuar shtetasit:Klodian Kola, 25 vjeç ,banues në Laç, i dënuar më parë për “Vjedhje”Serxhio Kola, 20 vjeç ,banues në Laç, i dënuar më parë për “Vjedhje dhe armëmbajtje pa leje”Brunilda Brozi (Daçi), 24 vjeçe , banuese në Fushë Milot të Rrethit Kurbin.Ngjarja për të cilën akuzohen të rinjtë ka ndodhet në orët e para të mëngjesit, ku nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetases F.B.“Autorët kanë hyrë në banesë nga një dritare pasi e kanë thyer atë me mjete rrethanore. Shtetasja F.N., është gjendur përballë me autorët, ndërsa njëri prej të cilëve mbante në dorë një armë automatike. Nga verifikimet rezulton se autorët, kanë vjedhur një televizor plazma 32 polsh si dhe dy “smartphone”.Pas analizës së informacionit për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Klodian dhe Serxhio Kola, banues në Lagja nr. 4 të qytetit të Laçit, ku u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provave materiale, sendet e vjedhura në banesën e shtetases F.N. specifikisht: një televizor plazma 32 polsh, dy “smartphone”.Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e kalibrit 9 mm që autorët kanë përdorur në kryerjen e veprës penale si dhe një krehër me 10 copë fishekë të kalibrit 9mm.Në banesën e këtyre shtetasve është kapur gjithashtu edhe shtetasja Brunilda Brozi (Daçi) e shpallur në kërkim më datë 16.05.2016, për vjedhjen e banesës së bashkëshortit të saj B.B.“Kjo shtetase akuzohet për vjedhjen e disa bizhuterive si dhe të një shumë të konsiderueshme parash ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe dyshohet se është strehuar në banesën e shtetasit Serxhio Kola. Kjo shtetase dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vjedhjen e banesës së shtetases F.N., pasi rezulton të jetë e mbesa e shtetases së dëmtuar” thotë policia.Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë.Klodian Kola dhe Brunilda Brozi akuzohen për veprën penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”, ndërsa Serxhio Kola  për “Përkrahje e autorit të krimit”.[caption id="attachment_753812" align="alignnone" width="640"]13275299_10207991745905180_2129161413_o Televizori plazma i grabitur[/caption][caption id="attachment_753814" align="alignnone" width="1600"]13288006_10207991745745176_1617045267_o Telefonat e grabitur[/caption][caption id="attachment_753813" align="alignnone" width="640"]13282662_10207991745825178_849100589_o Arma e përdorur në grabitje[/caption]