Luleshtrydhja mbetet stok, shkak lajmi se janë me hormone

Fermerët e Kafarajt në njësin Frakull në Fier ngrenë alarmin për bllokimin e shitjes së luleshtrydhes, pas lajmeve se janë të rritura me hormone. Ata mohojnë kategorikisht përdorimin e hormones, dhe i apelojnë ekspertëve të vijnë tu bëjnë kontrolle hormonale luleshtrydheve, shitja e të cilave në krahasim me një vit më parë ka rënë ndjeshëm.Fermerët e Kafarajt në Frakull të Fierit që kultivojnë luleshtrydhen në sera, ngrenë shqetësimin se nuk po gjejnë dot treg për të shitur prodhimin pas lajmeve se po përdorin hormone. Fermerët thonë se po ndëshkohen padrejtësisht pasi prodhimi është bio dhe pa pesticide.Fermer: “Rënie, nuk ka rritje. Jemi shumë dobët. Shkaku është lajmi që janë me hormone. Këtu nuk përdoret asnjë lloj hormoni. Në qoftë se duan le të vijnë t’i kontrollojnë. Shteti të na ndihmojë. Ajo me 4 mijë lekë nuk ja vlen sot”.Femer:Na është ndaluar tregu, nuk po kemi shitje. Është bllokuar fare. Duam nga shteti të vijë të kontrollojë helmet”.Fermer: "Më parë shisja 10-15 arka, si me kuti e me arka. Ka një javë që nuk po shes. Shes dy ose tre arka gjithë ditën”.Drejtori i Bujqësisë në Fier, Artur Bogdani sqaron se nuk ka laborator rajonal për të kontrolluar nivelin e hormoneve apo pesticideve të prodhimit, por luleshtrydhja në 3 muajt e fundit është eksportuar në Danimarkë dhe se produkti është kontrolluar në Tiranë./Oranews.tv/