Kotzias sjell paketën e Athinës me propozime për çështjet pezull mes dy vendeve
Vizita e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kocias në Tiranë në 6 qershor, do të ulë në bisedime me terma konkretë dy shefat e diplomacisë, atij grek e shqiptar.Për çështjen e nextë, atë të kufirit detar, burime të Ora News konfirmojnë se grupi i punës i kryesuar nga Ministria e Jashtme dhe përfaqësues të disa institucioneve të tjera do të paraqesin për palën shqiptare një vlerësim për rrugët dhe mekanizmat për zgjidhjen e saj. Çështja e varrezave të ushtarëve grekë, thanë burimet është çështja më e vështirë mbi të cilën po punojnë dy vendet, kjo pasi pala shqiptare gjykon se zgjidhja buron nga heqja e ligjit të luftës.Në vizitën e tretë të Ministrit të Jashtëm grek në 6 qershor në vendin tonë, dy diplomatët Kocias dhe Bushati do të diskutojnë mbi terma konkretë për çështjet që kane mbetur pezull mes shteteve.Kjo pasi, palët janë në fazën e një diskutimi të avancuar dhe intensiv që po vijojnë prej muajsh për ofrimin e zgjidhjeve për çështjet dypalëshe.Për çështjen e nxehtë, atë të kufirit detar, burime të Ora News konfirmojnë se grupi i punës i kryesuar nga Ministria e Jashtme me përfaqësues të Ministrisë së Industrisë, Mbrojtjes, Mjedisit asaj të Brendshme dhe Institutit Gjeologjik janë duke kryer një analizë të situatës së deritanishme dhe do të paraqesin për palën shqiptare një vlerësim, rrugët dhe mekanizmat për zgjidhjen e saj.Çështja e varrezave të ushtarëve grekë, thanë burimet, është çështja më e vështirë mbi të cilën po punojnë dy vendet.Kjo pasi pala shqiptare e konsideron si një çështje që buron nga Lufta e Dyte Botërore dhe të lidhur me ekzistencën e Ligjit te Luftës, si dhe nevojën që kanë grupet e punës për disa ndryshime në kuadrin ligjor, si elementë që mungojnë nga marrëveshja e 09.02.2009 ku të përkaktohet zona ku kryhen kërkimet, numri i të rënëve, ndryshimet ne ligjin për varrimin.Ndërkohë, që vijon puna në Komisionet e tjera të përbashkëta mes dy vendeve për transportin apo tekstet shkollore.Sa i përket transporteve, burime nga pala shqiptare thanë se deri tani ka pasur rezultate konkrete me uljen e taksës së transportit të autobusëve, duke ulur edhe tarifat për biletat e udhëtarëve.Mësohet gjithshtu se përparim është bërë edhe ne gjetjen e dakordësisë sa i përket kurrikulave mësimore të dy vendeve.Burime nga Ministria e Jashtme, thanë se deri më tani nga pala helene nuk ka pasur diskutime për zgjidhjen e çështjeve mbi bazën e kushtëzimeve.Të njëjtat burime theksuan nevojën për përmbylljen e shpejtë të çështjeve dypalëshe.