Kriza greke, ministrat diskutojnë reformat për këstin e radhës
Ministrat e Financave të Eurozonës po diskutojnë në Bruksel reformat e arritura nga Greqia për të zhbllokuar më pas kredinë e re. Ministrat janë shprehur pozitiv dhe gjasat janë që marrëveshja të miratohet sot, kurse sa i përket lehtësimit të borxhit, palët duken larg në qëndrimet e tyre. Shuma e këstit të radhës nuk është vendosur ende, por propozimet variojnë nga 8 deri në 12 miliardë euro.Me shumë gjasa Ministrat e Financave të zonës eurodo të miratojnë në parim paketën e reformave greke, e cila do ti hapte rrugë zhbllokimit te kredisë së re, por palët duken ende larg marrëveshjes për lehtësimin e borxhit grek, kërkesë kjo e bërë nga fondi monetar ndërkombëtar.Zyrtarët e eurozonës deklaruan se Greqia ka impelmetuar të gjitha reformat ekonomike të nevojshme per cbllokimin e fondeve, por miratimi përfudnimtar do të varet nga "korrigjimet teknike" të paspecifikuara në aspektet e legjislacionit grek. Pra ka shumë të ngjarë që ministrat tu këkrojnë zëvendësve të tyre të monitorojnë gjatë dy javëve të ardhshme ndryshimet e kërkuara dhe më pas të japin miratimin final."Sot do të dëgjojmë institucionet nese kanë zbatuar të gjitha reformat në mënyrë të drejtë, por unë mendoj se qeveria greke ka bërë shumë punë. Kështu që unë shpresoj për marrëveshje të plotë në mes të institucioneve dhe të ecim para me programin, th kryetari i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.Edhe ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble shprehu besimin se marrëveshja do të nëshkruhet të martën. Sa i përket këstit, shuma nuk është vendosur ende, por propozimet variojnë nga 8 deri në 12 miliardë euro./Oranews.tv/