Pas 2 javëve raporti për Jetimoret, të enjten Klosi mbledh kryetarët e Bashkive

Ngjarja në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër ku të miturit u dhunuan dhe abuzuan seksualisht, detyroi insitucionet shtetërore të ngrenë task-forcë për të parë gjendjen dhe sjellen e punonjësve më të miturit në të gjithë vendin. Në mbledhjen e posaçme të nënkomisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, Ministri Klosi prezantoi reformën ndërsa Kryebashkiakja e Shkodrës kërkoi implementimin e projektit shtëpi-familje. Pas 2 javëve, Ministria e Mirëqënies por edhe Bashkitë do të kenë raportin e plotë të  gjendjes në Shtëpitë e Fëmijës ne lidhje me kapacitetet e akomodimit, cilësine e shërbimeve, punonjësit që shpërbejnë dhe marrëdhënien e tyre me të miturit.Task-forca që do të ngrihet  për këtë rast do drejtohet nga Inspektoriati i Punës, Shërbimi Social Shtetëror dhe Agjencitë e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve.Ndërsa Ministri Klosi ka kërkuar një takim urgjente me kryetarët e Bashkive në vend.Klosi: Kemi kërkuar takim urgjent me kryetarët e Bashkive të cilat kanë qendra rezidenciale, këtë takim e kemi kërkuar ditën e enjte, pasi do të duhet të jetë një plan i përbashkët mes institucioneve qëndrore dhe atyre të pushtetit vendor.Deinstitucionalizimi nuk mund të realizohet nga qendra.Ngjarjen e ndodhur në Shkodër, kryetarja e Bashkisë Votana Ademi e konsideron të rëndë ndaj dhe reformimi sipas vendorëve do të ishte nëpërmjet projekteve familje-shtëpi dhe fiancimit total nga pushteti vendor.Ademi: Në rastin e emergjencës në fjalë ne kemi kërkuar të mbyllim qendrën. Në Shkodër funksionojnë 12 shtëpi-familje.Një rast ekselent i monitorueshëm nga zyrat përkatëse të Ministrisë.Deputetja, Mesila Doda, propozoi mbështejen me ndihmë ekonomike të familjeve të varfëra për shkak se 80% e fëmijëve që jetojnë në institucion janë jetim social.Doda: A e mendoni të mundshme krijimin e një pensioni biologjik për çdo familje e cila ka më shumë se dy fëmijë, ka fëmijën e tretë apo të katërtin, të kishim mundësi që të shteti ta mbështesë.Në Shqipëri ka 175 institucione të përkujdesjeve sociale dhe Ministria e Mirëqënies po sheh mundësinë e pajisjes së tyre me kamera sigurie për të monitoruar veprimatrinë dhe sjelljen e stafit më të miturit në këto institucione.