Ish-Drejtori i burgut të Shënkollit ngarkon me faj juristin për lirimin e kosovarit
Dosja e kosovarit, Shuaip Zukaj, nga Deçani i Kosovës i liruar nga burgu i Shënkollit në Lezhë në nëntor të vitit të shkuar ka patur edhe dokumentim që parashikonte ekstradimin e tij për një tjetër krim të kryer në Kosovë.Këtë e ka konfirmuar Drejtori i burgut të Shënkollit në Lezhë,Kant Ndoji, i cili në fakt është shkarkuarNdoji: “Ka një vendim të ardhur në institucionin tonë me 29 prill 2013, i dalë nga Prokuroria me 22 prill 2013 që cakton masë sigurie për efekt ekstradimi për një vrasje të kryer në Deçan të Kosovës”.Ndoji thotë se në periudhën kur janë kryer veprimet për lirimin e të dënuarit ai ndodhej jashtë vendit.Ndoji:“Përmes mediave jam njoftuar se Ministri ka firmosur shkarkimin tim nga detyra me motivacionin neglizhencë në krye të detyrës. I referohet një lirimi që është bërë në datën 26 nëntor 2015.Atë ditë unë kam qenë duke udhëtuar për Itali, nuk kam qenë i pranishëm kur është ekzekutuar lirimi i këtij të dënuarit. Ka pas një vendim gjykatë për vendimin e marrë në gjykatën shqiptare të rrethit Lezhë, herën e parë është dënuar në 20 vjet, pastaj janë ulë dënimet deri në 6.8 vjet për dy akuza “vrasje” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”. Është ul me plotësim kohe, gjykata ka dhënë uljen e dënimit dhe ka qenë i detyrueshëm lirimi i tij. Procedurat kanë filluar normalisht si për çdo të dënuar”.Në prononcimin për mediat, Ndoji ka shjeguar dhe rrjedhën e ngjarjes.Ai thotë se shkarkimi i tij është i padrejtë pasi sipas tij përgjegjësia bie mbi specialistët, të cilët e kishin informuar se personi duhej liruar pasi nuk kishte asnjë dokument që e pengonte.Ndoji: Kam komunikuar vazhdimisht me shefin e sektorit ligjor, zotin. Dejvis Alihoxha, që për momentin ndodhet i ndaluar për shpërdorim detyre. Kam komunikuar shpesh herë në telefon nga pamundësia për të qenë fizikisht në institucion. I kam kërkuar mbi pesë herë kontrollin e imtësishëm të dosjes. Në të gjitha rastet më ka thënë se nuk ka asnjë urdhër ndalimi për vepër tjetër penale, ose urdhër ekzekutimi. Unë dosjen e kam parë pak me vonesë. Atë ditë i kam kërkluar të mos lirohet i dënuari, shkaku që është mbajtur 4 orë më shumë në institucion kam qenë unë. Kam kërkuar të mos lirohet pa komunikuar me Prokurorinë e Lezhës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Më ka kthyer përgjigjen në telefon se në dosje nuk ndodhet asnjë urdhër ekzekutimi apo ekstradimi, kam komunikuar me Prokurorinë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe nuk ka asnjë masë tjetër sigurie. Pas këmbënguljes së shefit të sektorit ligjor, i kam kërkuar të bëhet informacion i hollësishëm në dosjen e të dënuarit, që ne e quajmë MEMO. Në momentin që është bërë lirimi ka qenë zëvendës.drejtori që është përgjegjës i burimeve njerëzore, Armando Loka, që ka firmos lirimin. Nuk është faji i titullarit, atë mund ta kisha firmos dhe unë. Është faji i specialistit, ka një sektor që përbëhet nga 5 persona që merret vetëm me urdhrat e ekzekutimit, vendimin e gjykatave, sistemin e dosjeve, uljet e dënimit, shënimeve të ditëve të punës që përfitojnë të dënuarit në sistemin tonë.https://www.youtube.com/watch?v=hOuzBwkrGs0[caption id="attachment_753651" align="alignnone" width="640"]
Ish-Drejtori i burgut të Shënkollit, Kant Ndoji[/caption]