Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për gjobën e Bashkisë së Tiranës për PD-në

Gjykata Administrative ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes së gjobës që Bashkia e Tiranës i ka vendosur Partisë Demokratike në lidhje me protestën e 8 dhjetorit të vitit të shkuar.Konkluzionet dhe vendimi përfundimtar për çështjen në fjalë do të jepet më 27 maj. Çështja shkoi në organet e drejtësisë pas ankimit të gjobës nga ana e Partisë Demokratike, të cilët kërkuar anulimin e saj.Nga ana tjetër, përfaqësuesit e institucionit të bashkisë i kërkuan gjykatës që ta linte në fuqi gjobën në fjalë duke pretenduar se demet qe  u shkaktuan nga kjo protestë kanë qenë të mëdha.Në këtë seancë  gjykata administroi edhe provat shkresore te paraqiten palët duke mos pranuar si prove pamjet filmike te paraqitura nga bashkia të cilat sipas gjykatës nuk  janë marrë konform ligjit.Pas protestës së zhvilluar në 8 dhjetor  Bashkia e Tiranës i vendosi 163 mln lekë gjobë Partisë Demokratike për dëmet e shkaktuara.Bashkia e Tiranës i vendosi 163 mln lekë gjobë Partisë Demokratike për dëmet e shkaktuara gjatë protestës. /Ora News/