Në banesë iu gjetën 3 mitrolozë, arrestohet 46-vjeçari

Policia e Shkodrës arrestoi një 46-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu sekuestruan 3 mitrolozë dhe një sasi fieshekës."Nga Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Kulli, 46 vjeç, banues në fshatin Pistull Shkodër, për veprën penale, "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".Nga informacionet e marra në rrugë operative, gjatë operacionit dhe kontrrollit në banesë të shtetasit të lartëpërmendur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, ju gjet dhe sekuestrua:1 (një) mitroloz i lehtë model-56, 2 (dy) mitroloz të lehtë model-53, 250 (dyqind e pesëdhjetë) copë fishek model-56.", sqaron policia.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale, "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", neni 278/3 i Kodit Penal.13275909_10207989035317417_1405217854_n 13288884_10207989035397419_638874170_n 13295371_10207989035557423_1749313633_n 13296145_10207989035597424_803008480_n