Kris Jenner do të kthehet sërish në Kris Kardashian
Kris Jenner do të kthehet përsëri në Kris Kardashian. Këtë mësohet të ketë thënë në një fragment të fshirë të reality show-t ‘Keeping Up With The Kardashians’, Kris e cila dëshiron që të fshijë çdo gjë që i kujton asaj ish bashkëshortin Bruce. Deshira e Kris Jenner per tu kthyer edhe një herë në Kardashian, vjen edhe nga fakti që Bruce ndryshoi identitet për tu kthyer në Caitlyn Jenner. Kris shtron pyetjen: Nëse Bruce mundi të ndryshojë gjithë identitetin e tij, përse nuk mundem unë?Këtë bisedë Kris Jenner e ka zhvilluar në makinë bashkë me te bijën Khloe, kurse kjo e fundit shpreh hapur se nuk është aspak dakord me vendimin e nënës së saj. Nderkohë që Khloe nuk kupton dëshirën e Kris për tu kthyer në një Kardashian, kur hoqi dorë nga ky mbiemër për 24 vite, Kris i kujton asaj qe ajo ka qenë një Kardashian përpara se ajo dhe gjithë vajzat e saj të famshme të vinin në jetë.Kris po ashtu shpërfilli edhe sugjerimin e Khloe për të mbajtur mbiemrin e saj të vajzërisë, duke thënë se nuk shkon shumë me emrin. Megjithatë në përfundim Khloe e këshilloi nënën 60-vjecare në mënyrë të zgjuar. Ajo tha se nëse Kris do të ndryshonte mbiemrin mund të ofendonte edhe dy vajzat Kendall dhe Kylie Jenner, të cilat do të mbeteshin të vetmet Jenner në familje.
