HEC-i i Skavicës, PD: Në 11 korrik tenderi, Rama zyrtarizon aferën
Partia Demokratike, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, se i ka hapur rrugë zyrtarisht asaj që prej muajsh opozita e ka cilësuar si afera “Skavica”. Demokratët akuzojnë qeverinë se ka paracaktuar në mënyrë korruptive si fituese të koncesionit për projektin më të madh hidroenergjetik në rajon, kompaninë turke Suzer.Duma: Njoftohet se tenderi do të bëhet me 11 korrik, një garë sa për formalitet, pasi fituesi është i paracaktuar, është Suzeri, kompani që zyrtarisht ka marrë ndërkohë 8 pikë bonus nga Rama pasi ka bërë propozimin e pa kërkuar.Duke e cilësuar si aferën e vitit Partia Demokratike e ka paralajmëruar kompaninë turke dhe ç’do kompani tjetër se do të anulojë ç’do koncesion korruptiv.Duma: Sot me datë 24 maj 2016 nga Partia Demokratike e Shqipërisë se: koncesioni korruptiv i Skavicës do të zhbëhet. Se një hetim i plotë dhe i gjithanshëm i kësaj afere përfshirë takimet, udhëtimet dhe allishverishin korruptiv Rama-Ahmetaj-Suzer, do të bëhet, i qartë në mos sot, nesër.Demokratët prej muajsh kanë denoncuar dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, që rezulton të jetë projekti më i madh hidroenergjetik në vend./Ora News/