Njihuni me vëllezërit që u bënë… motra (FOTO)
Kjo është një histroi e rrallë dhe tepër e cuditshme, pasi ata kanë dashur gjithmonë të vishen me fustane dhe të luanin me kukulla, por për vite me radhë vëllezërit O'Herlihy nuk i tregonin askujt, madje as njëri-tjetrit, që ishin duke luftuar kundër gjinisë së tyre. Ata kishin frikë nga paragjykimet.Më vonë ata e pranuan këtë fakt dhe pasi biseduan me njëri-tjetrin dhe kuptuan se kishin të njëjtën dëshirë, ata ndërruan gjini duke u kthyer në femra.Jamie, 23 vjeç, i cili e ka mbajtur emrin e lindjes dhe Chloe, 20 vjeç, i cili e ka patur emrin Daniel, thonë se ndihen mirë tani që po luftojnë së bashku.“Është një lehtësim i madh për ne. Tani jemi vetvetja”, thonë motrat dikur vëllezër. Ata thonë se që kur ishin fëmijë u pëlqente të visheshin me fustane, si femrat. Tashmë dy motrat thonë se ndjehen më të lumtura se kurrë.

