Rama-biznesmenit: Jemi katandisur të dalim në protestë përpara gjykatave
Në kulmin e debatit për protestat për gjykatat, kryeministri Edi Rama i këshillon miqësisht një biznesmeni që të dalë në protestë kundër organeve të drejtësisë. Biznesmeni shprehu shqetësimin për konfliktin disa vjeçar, për të cilën nuk po gjen zgjidhje në dyert e gjykatave. Rama tha se situata do të ndryshojë derisa të bëhet në drejtësi.Rama: Ne miku im jemi katandisur, të dalim të protestojmë para gjykatave. Ju na kërkoni ne ç’të bëjmë nga Gjykatat. Unë një këshill kam, nëse ma merrni parasysh: derisa të kalojë reforma dilni në protestë. Sepse e kam ndjekur vet personalisht këtë çështje, e di që keni pasur telashe të mëdha për shkak të administratës së kaluar që ju futi në konflikt me një kompani tjetër. Ne jemi në mbështetjen tuaj. Gjykatat janë këto që janë. Një gjë tjetër nuk kemi shpikur përveç se të përmirësojmë gjykatat ekzistuese përmes reformës në drejtësi. /Ora News/