Shqiptari i arrestuar për drogë: Kisha babain sëmurë, mjeku më kërkoi 5 mijë euro

Një shqiptar u arrestua për trafik droge në Itali. Teksa u mor në pyetje nga organet e hetimit, shqiptari tha se i kishte hyrë këtij “biznesi” për shkak se donte të bënte operacion babain e tij, për të cilin mjekët i kishin kërkuar 5 mijë euro ryshfet.Shqiptari u arrestua në Ankona në vitin 2014 dhe ndër të tjerash ka deklaruar se shefi i kardiologjisë Vito Ciampini në spitalin e Giulianova, i kishte kërkuar shumën e madhe të parave.Shqiptari i arrestua deklaroi se babai i tij kishte shfaqur komplikacione me zemrën pak ditë pasi kishte mbërritur në Itali në vitin 2010.Fillimisht u dërgua në spital në Giulianova dhe më pas u transferua në Teramo, ku u vendos t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.Rasti vjen në vëmendjen e medieve italiane, pasi prokurorët në Teramo kanë bllokuar llogaritë bankare të mjekut, duke i konfiskuar një shumë prej 73 mijë eurosh. Hetimet kanë nisur vitin e kaluar dhe përfunduan këto ditë./Ora News/