“Pallati tek diga”, shtyhet vendimi për kërkesën e Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë vendimin për kërkesën e Bashkisë së Tiranës që kërkon përjashtimin nga trupa gjyqësore të gjyqtarit Arjan Qafa, trupë e cila do të shqyrtojë padinë e bashkisë së kryeqytetit për anulimin e një leje ndërtimi pranë digës së liqenit artificial në Tiranë.Seanca është shtyrë për ditën e hënë të javës së ardhshme në orën 15:30. Në seancë do të shqyrtohet kërkesa e Avokaturës së Shtetit dhe IKMT-së.Bashkia e Tiranës ka kërkuar përjashtimin nga trupa gjyqësore të gjyqtarit Qafa, me pretendimin se është në konflikt të hapur interesi.Prej ditësh, debati për ndërtimin e pallatave 17 katesh tek diga e liqenit është shndërruar në akuza të ndërsjella politike.Bashkia e Tiranës kërkon anulimin e lejeve të dhëna më herët, duke pretenduar se hapësira do të kthehet për qytetarët./Ora News/