Arrestohet 29-vjeçari shqiptar i dënuar me burg në Savona

Një 29 vjeçar shqiptar me iniciale N.M, zejtar u arrestua nga policia italiane, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Gjykata në Savona.Ai akuzohen për disa krime të rënda, si vrasje e mbetur në tentativë dhe pranim të mallrave të vjedhura.Ai është dënuar me dy vite burg, ndërsa u transportua për në qelitë e burgut në Imperia. Shqiptari u arrestua gjatë një postblloku në rrugën “Aurelia”. /Ora News/