Berisha shton misterin me ministrat: Shukriu është lule...

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi në seancën e kaluar të Parlamentit se ka të tjera video të ngjashme me atë të ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, skandali i të cilit u publikua në Ora News. Berisha pretendon se disa ministra përdorin afera seksuale për të punësuar, duke mos përmendur asnjë emër prej tyre.Duke publikuar një karikaturë (më poshtë), Berisha thotë se kjo është tabloja e punësimeve, ku femrave u kërkohen favore seksuale.Berisha: Tablloja është më shumë logo e punësimit te partisë siçiliste se sa një person i veçantë. Kështu që në atë karrige mund të vendosësh fare lehtë disa ministra të aleancës së qelbësirave,zyrtar të tjerë të lartë të saja. Unë në parlament i thash deputetit siçilist të Dibres se Shukriu është lule krahasuar me këta që janë të ulur pas meje. Fjala ishte për disa ministra që shkelin çdo kod etik moral në punësime.berishaberisha1 /Ora News