Berisha: Avionë nga Divjaka dërguan me sukses mall në gadishullin Apenin

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se avionë të vegjël po kryejnë trafik droge. Duke publikuar edhe disa fotografi që qarkullojnë në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme, Berisha shkruan, duke akuzuar Ramën, se “forcat ajrore të narkotrafikut të kartelit të Ediskoparit zhvilluan me sukses manovrat të emërtuara “Riformato”.Ende nuk dihet se sa të vërteta janë akuza të tilla. Deri më tani nuk kemi ndonjë reagim zyrtar.Reagimi i plotë i Berishës:Ediskobari do te dekoroje me urdhrin "Riformato" të klasit parë pilotët e aviotrafikut!Te dashur miq, forcat ajrore te narkotrafikut te kartelit te Ediskobarit zhvilluan sot me sukses te plote manovrat luftarake te emërtuara "Riformato". Pilotet trima te aviotrafikut kaluan sot shume here me ngarkese te plote luftarake Adriatikun dhe hodhen me sukses te plote ne destinacion, tonelata te tera mall në gadishullin Apenin. Pritet qe Ediskobari te dekoroje me urdherin "Riformato" te klasit pare aviatoret trima per misionin e tyre te suksesshem. Ketu me poshte keni fotot e fluturimeve te sotme nga Divjaka dhe Semani! sbBerisha