Berat, ujrat e zeza vërshojnë nëpër rrugë

Bllokimi i pusetave dhe mosinvestimeve në infrastrukturë për më shumë se 20 vite ka bërë që ujërat e zeza në lagjen “30 Vjetori” të qytetit të Beratit të vërshojnë lirshëm nëpër rrugë.Rritja e temperaturave dhe mos zgjidhja e këtij problemi ka sjell shqetësim tek banorët e  Beratit, të cilët thonë se ndihen të rrezikuar veçanërisht për fëmijët.Rruga e lagjes “30 Vjetori” sipas bashkisë së Beratit është pjesë e aksit që do t’i nënshtrohet një projekti për sistemin e kanalizimeve, dhe ndriçimin, por nuk ka një datë se kur nisin punimet./Oranews.tv/