PDIU zgjedh kryetarin e ri, Idrizi: Shembulli i demokracisë

24 mijë anëtarë të PDIU janë thirrur për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë dhe drejtuesit vendor në nivel bashkie. Për kryetar të PDIU garojnë Shpëtim Idrizi dhe Halil Hyseni, aktualisht zv/ministër i Jashtëm.Pasi hodhi votën për kryetar të partisë dhe kryetar të degëve, Shpëtim Idrizi tha se procesi i risktrukturimit të degëve të partisë është shembulli i demokracisë në partitë politike.Idrizi: Ne po krijojmë të gjithë infrastrukturën tonë partiake sepse PDIU me numrin e ri të anëtarëve ka ambicje të mëdha në garën e ardhshme për të dyfishuar mandatin e saj. Ky ushtrim demokracie do të nandihmojë ne arritjen e synimeve tona.Ndërsa për kandidatin tjetër Halil Hyseni gara është dëshmi e rritjes së kësaj force politike si dhe promovimit të vlerave brenda saj.Hyseni: Fakti që unë jam sot në garë është edhe një shprehje e zgjerimit të PDIU dhe mundësive që PDIU ofron jo vetëm për themeluesit por edhe të ardhurit, sic jam edhe unë.Për herë të parë për strukturat e kësaj force politike votoi edhe deputetja Mesila Doda, e shkëputur disa muaj më parë nga PD. Tek PDIU ajo gjen shembullin sesi demokracia qendron në themel të një force politike.Doda: Një fytyrë tjetër e realitetit të politikës shqiptare e asaj që ka të bëjë me garën me konkurrencën, jo me urrejtjen.Anëtarët e PDIU kanë votuar edhe për delegatët në kongres i cili do të mbahet në 4 qershor.