Klosi: Gati ligji i ri për arsimin profesional, javën e ardhshme dërgohet në qeveri

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, ambasadorë e mbështetës të arsimit profesional kanë përshkruar me biçikleta rrugën deri në panairin e arsimit profesional “Rruga drejt aftësimit”.Një aktivitet ku do të shfaqet performance e shkollave të arsimit profesional dhe prej nga ku, ministri Klosi dha lajmin se javën e ardhshme me qeveria do të miratojë  ligjin e ri të arsimit profesional, që synon një orientim më të mirë nga tretgu i punës.Klosi: Që javës tjetër do të paraqesim në qeveri, do të jetë një ligj i cili zgjidh disa probleme që kanë të bëjnë me si do jetë shkolla jone e edukimit profesional. Por edhe këto probleme që kanë të bëjnë me mënyrën e lidhjes së tregut profesional, me kërkesat e biznesit dhe me kërkesat agresive të një tregu shumë të vështirë punë, qoftë lokal, rajonal apo evropian.  Në panairin e arsimit profesional, u mundësua edhe konkurrimi mes shkollave nëpërmjet performancës live të nxënësve./Oranews.tv/