Dhuna në jetimoren e Shkodrës nuk është ndalur asnjëherë
Skandali i bërë publik në Qëndrën rezidenciale e fëmijëve në Shkodër po të mos kishin vepruar institucionet do të kishte vijuar të qëndronte në heshtje brenda atyre mureve. Dhuna ka qënë një fenomen i vazhdueshëm dhe këtë e pohojnë ata që kanë jetuar në këtë institucion. Ervis Vezi, kryetari i institutit kombëtar të Integrimit të jetimeve i cili e ka lënë këtë qënder në vitin 2005, thotë se denoncimet e tyre të vazhdueshme janë shpërfillur nga insitucionet.Ervis Vezi, kryetari i institutit kombëtar të Integrimit të jetimeve, dega Shkoder: Edhe kur kemi qenë ka pasur dhunë por jo deri në dhunë seksuale. Fëmija është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht nga stafet që kanë punuar aty dhe pse janë ndërruar disa herë. Gjithmonë ka ekzistuar dhuna ndaj tyre.Vezi denoncon se dhuna ndaj jetimëve ushtrohej kryesisht në dhoma apo tualete.Ervis Vezi: Janë rrahur në klasa, dushe. Kanë bërë denoncime por asnjë masë nuk është marrë. Fëmijët janë ankuar shumë por askush nuk ka dëgjuar zërin e tyre. Grupet e kontrollit bënin një sy qorr e nëj vesh shurdh.Edhe Lorenc Koçi, që ka jetuar në këtë qendër deri në vitin 2007 thotë se denoncimet e tyre nuk janë marrë parasysh, edhe pse ata kanë qenë me shenja të dukshme të dhunës.Lorenc Koçi: " Na kanë lidhur me karrige, edhe tek parashkollorët 0-6 vjeç edukatorët kanë ushtruar dhunë ndaj meje. Shkonim të denonconim madje edhe me sy të nxirë por asgjë. Jetimi si në atë kohë edhe sot nuk e ka ndihmuar askush dhe prapë nuk e ndihmonDhuna e ushtruar në ktë qendër u bë publike pas një inspektimit të avokatit të popullit. prolkurori pas hetimeve lëshoi urdhër arreste për 5 punonjësit të qendrës, mes të cilëve edhe ish-drejtorja.
/Oranews.tv/