Anëtarët e PDIU në Sarandë votojnë për kryetarin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2016, 15:58
Anëtarët e PDIU të degës lokale Sarandë i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë si dhe drejtuesin e degës për bashkinë Sarandë. Votimi ka nisur rreth orës 08:00 të mëngjesit në selinë e PDIU në Sarandë. Sipas Kryetarit në detyrë të PDIU Sarandë Mehmet Nelaj "është hera e parë që aplikohet parimi një anëtar një votë"Në degën e Sarandës kandidatët janë Blerina Bajrami dhe Robert Piro. në një kuti të vecantë po votohet edhe për delegatët që do të marrin pjesë në kongresin e 4 qershorit.Sipas z. Nelaj deri në mesditë kanë votuar rreth 25 % e antarësisë. Votimi do të vazhdojë deri në orën 18 : 00.