Shkodranët në marshim kundër dhunës në jetimore

"Ti themi jo abuzimit me femijët". Nën këtë slogan me pankarta në duar qytetarët e Shkodres zgjodhën të marshojnë në rrugët kryesore të qytetit, nga sheshi përpara bashkisë e deri tek porta hyrëse e shtëpisë së fëmijës.Skandali i bërë publik në këtë qendër ku 3 fëmijë janë abuzuar seksualisht, e të tjerë janë dhunuar fizikisht e psikologjikisht i ka tronditur jo pak qytetarët që ju bashkuan këtij tubimi. Ata kërkojnë nga bashkia mbylljen e kësaj qendre, shkarkimin e stafit dhe gjetjen e një zgjidhje përfundimtare që të tilla fenomene të mos përsëriten më.Por ardhja e tyre deri tek godina e shtëpisë së fëmijës i ka trazuar jo pak punonjësit e qendres, irritim që shfaqet haptazi nga roja i godinës që nuk di as rregullat për punën që bën, duke ju kërkuar protestuesve të largohen, edhe pse ata ndodhen jashtë kangjellave.Ky marshim i shoqërisë civile dhe qytetarëve i lë vendin një apeli të fortë mbi skandalin e bërë tashmë publik, e për të cilin gjykata ka lënë në burg 5 punonjëset e qendrës, mes të cilave edhe ish drejtoreshen.shkoder 5 shkoder 4 protesta 3 protesta shkoder 2 protesta shkodeer