Tërmet në Maqedoni, lëkundjet u ndjenë edhe në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2016, 18:38
Dy lëkundje tërmeti brenda një harku kohor prej 5 minutash janë ndjerë në Tiranë dhe disa qytete të tjera.Epiqendra e tërmetit ishte në Maqedoni, por është ndjerë edhe në territorin shqiptar, kryesisht në Qarkun e Korçës.Tërmetet e shkallës 4.8 dhe 4.9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 18:33:09.Deri më tani nuk ka raportime për rrezik të jetës së njerëzve apo dëme material.Ndërkohë dje është regjistruar një termet i përmasave 4.3 ballë në Himarë.