Durrës, Ekonomi: Masa lehtësuese për industrinë fasone
Qeveria do te vijoje te mbeshtese industrine fasone, si një ndër sektoret bazë të zhvillimit të ekonomisë edhe në të ardhmen. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi ka inspektuar disa biznese të prodhimit të veshjeve me material porositësi, një segment i sipërmarrjes që 2 vitet e fundit ka përfituar edhe një paketë masash mbështetse.Milva Ekonomi, ministre e Ekonomisë: Nga një paketë fasoni e cila kishte një kontratë qeraje të zakonshme kaloi në një paketë fasoni me ndihmë ku kontrata e qerasë shkoi 1 euro. Ministria jonë ka marrë përsipër që të bëjë një listë të pronave shtetërore të cilat janë të mundshme për tiu dhënë bizneseve për të zhvilluar të tilla aktivitete. Për shkak të krahut të lirë të punës, industria fasone në Shqipëri ka arritur të thithë jo vetëm investime vendase, por edhe të huaja, duke qenë një ndër sektorët që gjeneron vende pune, edhe pse me paga të ulëta.