U kap me armë, fishekë dhe drogë, pranga 32-vjeçarit

Policia e Krujës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi u kap me një armë zjarri, fishekë dhe drogë.Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative,  arrestuan në flagrancë shtetasin, Lorenc  Xhaja, 32 vjeç, banues në Nikël,  Krujë. Xhajës, gjatë  kontrollit fizik, të ushtruar në Verjon,  Krujë, i'u gjetën dhe i'u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë tip TT, një krëhër me 6 fishekë.Gjithashtu,  gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i "u gjetën dhe i'u sekuestruan rreth 27 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva 1 automjet tip Benz me targa N 047098 1 automjet tip Cherook me targa AA 038 LY.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë  për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”  dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”  parashikuar në nenet 278/2 dhe 283/1 të Kodit Penal.makina4 makina3 makina 2