Rrjeti i kokainës, dëshmia e “spartanit” shqiptar në gjykatë
Një 37 vjeçar shqiptar i arrestuar pak ditë më parë nga policia greke në Rodos është lënë në “arrest me burg”, ndërsa bashkëpunëtori i tij ukrainas, 23 vjeçar, u la i lirë me kusht.Shqiptari sipas medieve greke, nuk i ka pranuar akuzat e ngritura, duke deklaruar se nuk kishte të bënte me asgjë që i atribuohej atij.Ai ka deklaruar se ditën e arrestimit ishte në shtëpinë e tij dhe se kishte marrë një telefonatë nga një mik nga Shqipëria.I pyetur se pse ishte takuar me të riun ukrainas, shqiptari tha se nuk e njihte dhe se nuk e kishte takuar kurrë dhe se nuk dinte të komunikonte me të.Shqiptari ka deklaruar se është rrahur nga policia pa arsye për shkak se nuk ka pranuar arrestimin.Madje, 37- vjeçari tha se kishte refuzuar të bëhej pjesë e klaneve të drogës dhe se kishte refuzuar të bëhej informator.Shqiptari ishte telefonuar pak ditë përpara arrestimit nga një i burgosur shqiptar 38-vjeçar, ku kishin diskutuar për një pako, por edhe këtë telefonatë e mohoi sipas medieve greke.Teksa u kap në flagrancë me ukrainasit duke shkëmbyer drogë, shqiptari tha se i kishte dhënë parë për shkak se mendonte se ishte i varfër./Ora News/