24 mijë anëtarë të PDIU-së zgjedhin nesër Kryetarin dhe drejtuesit në nivel Bashkie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2016, 20:40
24 mijë anëtarë të PDIU-së i drejtohen ditën e nesërme kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë si dhe të gjithë drejtuesit në çdo Bashki.Votimi nis në orën 8:00 dhe mbyllet në orën 18:00. I gjithë procesi do të ndiqet nga Komisionet e ngritura, të cilat janë me 3 anëtarë.Kryetari aktual i PDIU-së, Shpëtim Idrizi do të votojë në orën 11:00 në selinë qëndore të partisë.Anëtarët do të votojnë për kryetarin e PDIU-së, kryetarët e PDIU-së në nivel Bashkie, si edhe për delegatët në Kongres, i cili do të mbahet në datën 4 qershor.Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit do të nisë numërimi i votave për të shpallur më pas kryetarin e ri të PDIU-së dhe drejtuesit e rinj në çdo Bashki.
