Shqiptari ju fsheh policisë italiane për 6 vite, u gjet në një lagje të shkatërruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2016, 20:25
Një shqiptar ishte dënuar në vitin 2008 për shkelje të ligjit të emigracionit në Itali, por u gjet së fundi.Sipas medieve italiane, 35 vjeçari Fisnik Topi kushte humbur të gjitha gjurmët përgjatë këtyre viteve.Agjentët e policisë të Modica e kanë gjurmuar atë në Siçili, ku ishte zhvendosur kohët e fundit. Gjatë një serie bastisjesh në një qendër historike për përdoruesit e drogës, u gjet edhe shqiptari.Ai kishte marrë një shtëpi me qira në një lagje të shkatërruar e quajtur “St Joseph”. Gjatë kontrollit, janë gjetur disa shqiptarë me leje të rregullt qëndrimit.Pas verifikimeve, shqiptari rezultoi i dënuar me 5 muaj e 29 ditë burg, dënim i dhënë në vitin 2008. Pasi u arrestua, u transferua për në burgun e Raguzës./Ora News/