Kryebashkiaku Hila e ngatërron amësinë me kombësinë, e quan nënën “shqiptare”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2016, 19:27
Plotësimi i formularit të vetëdeklarimit nga ana zyrtarëve të lartë nuk ka kaluar pa gabime.Krahas atyre që nuk mbajnë mend se pse janë dëbuar nga shtete të huaja, ka dhe nga ata që kanë bërë “lapsuse” në shkrim.Ky është rasti i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, i cili në sektorin e gjeneraliteteve në formularin e dekriminalizimit, tek atësia shkruan Kin, ndërsa amësinë e ka plotësuar me fjalën “shqiptare”.Në vend të emrit të nënës së tij Marie, Hila ka vënë kombësinë apo shtetësinë.