Mbledhja e LDK-së, Donika Gërvalla nxirret me forcë nga sigurimi

Forcat e sigurimit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë tërhequr me forcë, kryetaren e kësaj partie për degën e Gjermanisë, Donika Gërvalla. Gjithcka nisi, pasi kjo e fundit tentoi që të hynte normalisht në mbledhje.Veprimi iforcave të sigurisë u dënua ashpër nga deputetja Vjosa Osmani, e cila braktisi mbledhjen e drejtuar nga Kryeminsitri dhe njëkohësisht kreu i LDK-së Isa Mustafa. Ajo lëshoi edhe kritika të ashpra.Ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi, por mediat raportojnë se gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë. Gërvalla nuk është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së e megjithatë, ka kërkuar që të futet në brendësi të sallës së mbledhjes.Një gjë e tillë është kundërshtuar nga sigurimi, me arsyetimin se asaj nuk i lejohet hyrja./Oranews.tv/